KORREKT / SOT1 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Letra e Arlindës drejtuar gjykatësit, Osmani: Deri tani, zero masa nga sistemi gjyqësor

Letra e Arlindës drejtuar gjykatësit, Osmani: Deri tani, zero masa nga sistemi gjyqësor

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas publikimit të një letre tjetër të Arlinda Zekajt, e cila ia kishte drejtuar gjykatësit, duke iu lutur atij për caktimin e urdhrit mbrojtës.

Osmani ka shpërndarë një pjesë të përmbajtjes së kësaj letre, duke thënë se sistemi dështoi ta mbronte Arlinda Zekajn.

Veçmas, Osmani është ndalur te fjalia e theksuar në letër: “Për ju është rutinë, për mua është jetë”.

“Kjo fjali, e shkruar nga Arlinda Zekaj në kërkim të ndihmës, është një aktakuzë e rëndë ndaj një sistemi që kishte detyrimin ta mbronte, por nuk arriti ta dëgjonte në kohë.”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka thënë se një grua e një nënë nuk duhet të ketë nevojë të lutet për të drejtën për të jetuar.

“Nuk duhet të ketë nevojë të përgjërohet që fëmijët e saj të jenë të sigurt. Dhe mbi të gjitha, nuk duhet të ketë frikë se institucionet do të vonohen deri atëherë kur të jetë tepër vonë. Tepër vonë është edhe sistemi gjyqësor, i cili deri tani ka ndërmarrë ZERO masa ndaj gjyqtarëve që treguan neglizhencë.”, ka shkruar Osmani. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.