KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Choupo-Moting ofron rikthimin te Bayern Munich, është i gatshëm të pranojë edhe rolin e rezervistit

Choupo-Moting ofron rikthimin te Bayern Munich, është i gatshëm të pranojë edhe rolin e rezervistit

Eric-Maxim Choupo-Moting mund të rikthehet te Bayern Munich. Sulmuesi kamerunas është i hapur për një aventurë të dytë në “Allianz Arena” dhe është i gatshëm t'i bashkohet gjigantit gjerman që nga janari i vitit 2027.

Sipas raportimeve ekskluzive, 37-vjeçari ndodhet në formë të mirë fizike dhe mund të transferohet si lojtar i lirë.

Ai do të pranonte të nënshkruante një kontratë deri në fund të sezonit, duke qenë i vetëdijshëm se pas rikthimit të Harry Kane do të kishte një rol dytësor në skuadër.

Mundësinë e rikthimit e ka konfirmuar edhe agjenti i tij, Roger Wittmann, në një prononcim për gazetën gjermane BILD.

"Sigurisht që ai mund të rikthehet, pasi e njeh Bayernin, apo jo? Por ky është një vendim që i takon klubit", deklaroi Wittmann.

Tashmë vendimi i takon drejtuesve të Bayern Munichut, të cilët duhet të vlerësojnë nëse rikthimi i sulmuesit do të ishte një përforcim i dobishëm për pjesën e mbetur të sezonit./Klankosova.tv.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.