KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gjermania ia refuzon hyrjen 27 vjeçarit shqiptar, shkak një rezervim hoteli që nuk ekzistonte

Gjermania ia refuzon hyrjen 27 vjeçarit shqiptar, shkak një rezervim hoteli që nuk ekzistonte

Një 27 vjeçari shqiptar i është refuzuar hyrja në Gjermani, pasi nuk ka arritur të dëshmojë se kishte një rezervim të vlefshëm hoteli për qëndrimin e planifikuar në këtë shtet.

Ngjarja ka ndodhur të premten, më 27 nëntor, në aeroportin e Memmingenit, ku efektivët e Policisë Kufitare kanë kontrolluar dokumentet dhe arsyet e udhëtimit të shtetasit shqiptar.

Sipas policisë gjermane, gjatë kontrollit 27-vjeçari ka paraqitur një konfirmim rezervimi hoteli, shkruan Bsaktuell.de.

Megjithatë, pas verifikimit dhe kontaktimit të drejtpërdrejtë me hotelin, autoritetet kanë konstatuar se rezervimi nuk ekzistonte, transmeton Telegrafi.

Dyshime kanë ngritur edhe deklaratat e tjera të shqiptarit lidhur me qëllimin dhe planin e qëndrimit në Gjermani, të cilat policia i ka vlerësuar si të pabesueshme.

Për këtë arsye, autoritetet i kanë refuzuar hyrjen në territorin gjerman. Disa orë më vonë, 27-vjeçari është kthyer me fluturim drejt Shqipërisë.

Përveç refuzimit të hyrjes, efektivët kufitarë kanë propozuar edhe vendosjen e një ndalimi dyvjeçar për hyrjen dhe qëndrimin e tij në Gjermani.

Rasti është raportuar nga mediumi gjerman BSAktuell, i cili bën të ditur se ndërhyrja është kryer nga Policia Kufitare në aeroportin e Memmingenit./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.