KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

KRU “Hidroregjioni Jugor” evidenton 8 lidhje të paautorizuara të ujit

KRU “Hidroregjioni Jugor” evidenton 8 lidhje të paautorizuara të ujit

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se gjatë kësaj jave ekipet e saj kanë evidentuar tetë lidhje të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit.

Sipas kompanisë, katër raste janë evidentuar në Prizren, në rrugët “Ukë Bytyqi”, “Kadri Nesho” dhe “Faredin Hoti”.

Në Suharekë janë evidentuar tri raste në fshatin Semetisht, ndërsa në Malishevë është identifikuar një lidhje e paautorizuar në fshatin Turjak.

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka bërë të ditur se do të vazhdojë kontrollet në terren dhe marrjen e masave ndaj lidhjeve të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit.

“Uji është përgjegjësi e përbashkët – respektojeni rrjetin dhe rregullat e furnizimit”, thuhet në njoftimin e kompanisë. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.