KRU “Gjakova” njofton për ndërprerje të energjisë, mund të ketë ndikim në furnizimin me ujë
KRU “Gjakova” ka njoftuar se sot, më 17 shtator 2026, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në katër stacione të pompave, nga ora 09:00 deri në 17:00.
Sipas njoftimit, pa energji elektrike do të jenë stacionet e pompave në: Novosellë, Breg Drini, Dedaj, Lubizhdë e Hasit.
Kompania ka bërë të ditur se ndërprerja e energjisë mund të ndikojë në furnizimin me ujë në zonat përkatëse.
KRU “Gjakova” ka kërkuar mirëkuptim nga konsumatorët për këtë situatë. /Telegrafi/