KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

KRU “Gjakova” nis aksionin e shkyçjeve, konsumatorë me borxhe deri në 10,600 euro

KRU “Gjakova” nis aksionin e shkyçjeve, konsumatorë me borxhe deri në 10,600 euro

KRU “Gjakova” ka njoftuar se ka nisur aksionin për shkyçjen e konsumatorëve që nuk i kanë përmbushur obligimet financiare ndaj kompanisë.

Sipas njoftimit, ekipet e shkyçjes dhe kontrollit kanë dalë në terren në të tri rajonet që mbulon kompania: Gjakovë, Rahovec dhe Prizren.

Pas paralajmërimeve të bëra ditë më parë, ekipet kanë filluar shkyçjen e konsumatorëve borxhlinj nga rrjeti i ujësjellësit, si dhe vendosjen e bllokadave.

Gjatë aksionit janë shkyçur konsumatorë me borxhe në vlera të ndryshme, përfshirë edhe raste me 10,600 euro, 6,000 euro, 4,500 euro dhe 2,300 euro borxh ndaj kompanisë.

KRU “Gjakova” ka bërë të ditur se aksioni i shkyçjeve do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Kompania u ka bërë thirrje konsumatorëve borxhlinj që t’i kryejnë obligimet e tyre, në mënyrë që të shmangin shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit. /Telegrafi/



Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.