Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Përfundon aventura për Toneyn në Big Brother VIP Kosova – eliminohet për herë të dytë

    January 10, 2026

    Ish-i dashuri që e tradhtoi në Ferma VIP i futet edhe në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4, Alba ‘shpërthen’ në lot

    January 10, 2026

    “Të japë cucullën e djalit tim 22 vjeçar”, Labinoti sqaron deklaratën seksiste me të cilën iu drejtua Elijonës në Big Brother VIP Kosova

    January 10, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Përfundon aventura për Toneyn në Big Brother VIP Kosova – eliminohet për herë të dytë
    • Ish-i dashuri që e tradhtoi në Ferma VIP i futet edhe në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4, Alba ‘shpërthen’ në lot
    • “Të japë cucullën e djalit tim 22 vjeçar”, Labinoti sqaron deklaratën seksiste me të cilën iu drejtua Elijonës në Big Brother VIP Kosova
    • Iranianët bëjnë thirrje për “rikthimin e shahut” – kush është ai?
    • Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit
    • ​“Ishte ditë kjameti”, qytetarët e Gjakovës tregojnë dëmet e mëdha nga vërshimet
    • Trump: Venezuela na dha dje naftë me vlerë 4 miliardë dollarë
    • SHBA-ja me piramidë të re ushqimore – drithërat tani në fund, proteinat në krye
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Saturday, January 10
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Kontroversat rreth Magelanit: Hero apo tiran brutal?

    Kontroversat rreth Magelanit: Hero apo tiran brutal?

    korrektpressBy korrektpressJanuary 9, 2026 Christopher columbus 9 Mins Read
    Kontroversat rreth Magelanit: Hero apo tiran brutal?
    Kontroversat rreth Magelanit: Hero apo tiran brutal?
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Një film i ri shumë i vlerësuar dramatizon udhëtimin pionier të navigatorit të famshëm portugez, i cili është akuzuar për “etje të papërmbajtur për gjak”.

    Nga: Miriam Balanescu / BBC
    Përkthimi: Telegrafi.com

    Pak filma epik janë aq të lodhshëm sa Magelani [Magellan] – drama e re për navigatorin portugez të shekullit XVII, Magelan [Ferdinand Magellan], nga autori filipinas Lav Diaz. Filmi nis me eksploruesin e famshëm – i luajtur nga ylli meksikan, Gael García Bernal – i cili ka ambicie të mëdha për të hapur një rrugë të re detare drejt asaj që atëherë njiheshin si “ishujt e erëzave” në Indonezi. U largua nga vendlindja e tij drejt Spanjës dhe, me mbështetjen e mbretit Carlos I, drejtoi një udhëtim jashtëzakonisht të mundimshëm gjatë të cilit shumë vetë nga ekuipazhi i tij vdesin nga skorbuti ose ekzekutohen për rebelim. Duke arritur në ishullin Maktan, në atë që sot njihet si Filipinet, vetë Magelani vritet brutalisht gjatë një beteje me vendasit.

    Rrethanat e kësaj odiseje të jashtëzakonshme, të cilën e filloi në vitin 1519, janë bërë disi legjendare. Ishte një udhëtim që shumë historianë sugjerojnë se shënoi qarkullimin e parë të plotë rreth globit; pasi Magelani vdiq në Maktan në vitin 1521, rruga e tij rreth botës përfundoi vitin e ardhshëm nga kapiteni tjetër, Juan Sebastián Elcano. Biografi Laurence Bergreen pohon se arritjet e marinarit portugez janë më “të rëndësishme” se ato të Kristofor Kolombit [Christopher Columbus], ndërsa NASA pagëzoi një nga anijet e saj hapësinore me emrin e tij. Por, shumë të tjerë vënë në dyshim rëndësinë e tij, veçanërisht pasi ai nuk jetoi mjaftueshëm për të përfunduar udhëtimin për t’u kthyer në Spanjë.

    Gael García Bernal, në rolin e Magelanit(Janus Films)

    Ka edhe arsye të tjera pse Magelani është një figurë kontroverse, përfshirë tradhtinë ndaj vendit të tij – që u parapri nga akuzat për tregti të paligjshme; tiraninë e supozuar në bord; dhe, konvertimin e detyruar të banorëve të Maktanit në krishterim. Që në vitin 2022, historiani Felipe Fernández-Armesto u përpoq të shkatërrojë narrativën e Magelanit, si hero, në librin e tij Ngushticat: Përtej mitit të Magelanit [Straits: Beyond the Myth of Magellan], duke e quajtur udhëheqësin të pamatur dhe fanatik, dhe udhëtimin e tij “dështim të pakorrigjueshëm” – për shkak të numrit të lartë të vdekjeve (nga afërsisht 270 marinarë, besohet se vetëm 18 u kthyen në Spanjë) dhe dështimit për të realizuar përfitime. Fernández-Armesto thotë gjithashtu se Magelani ishte fajtor për “imperializëm, skllavëri, etje të papërmbajtur për gjak dhe diskriminim të padrejtë” ndaj popujve autoktonë. Pra, a duhet konsideruar ai një pionier apo një grykës tradhtar?

    Të dhënat e pakta që ekzistojnë për ekspeditën e tij rreth botës, e bëjnë më të vështirë trashëgiminë e Magelanit. Shumica e asaj që dimë për Magelanin është falë kronistit të tij në bord, Antonio Pigafetta, i cili veproi si ndihmësi i navigatorit – por, nga Fernández-Armesto ai është karakterizuar si “agjent i marrëdhënieve me publikun” i Magelanit.

    Ndryshimi i narrativës për Magelanin

    Për të krijuar versionin e tij gjysmë-fiktiv për ekspeditën e Magelanit, Diazi kaloi shtatë vjet në kërkime dhe vizita në arkiva të Lisbonës. Fillimisht, ishte gruaja e lënë pas dore e Magelanit për gati katër vjet, Beatriz Barbosa de Magallanes, ajo që tërhoqi vëmendjen shkrimtarit-regjisor. “Por, pastaj, gjatë kërkimeve të mia, mendova se Magelani është më interesant”, i thotë Diaz, BBC-së – në veçanti pasi pa një mundësi “për të balancuar narrativën, për të përfshirë edhe perspektivën malajase. Sepse, gjithmonë bëhet fjalë për Magelanin – këndvështrimin e njeriut të bardhë”.

    Një pjesë e këtij rikalibrimi të rrëfimit përfshinte theksimi i rëndësisë së skllavit të Magelanit, për 10 vjet, Enriku i Malakës (i luajtur në film nga Amado Arjay Babon). Para se Magelani të nisej për në Filipine, ai e kishte blerë Enrikun, një ish-mysliman, në qytetin malajas të Malakës dhe e kishte çuar në Spanjë. Pas mbërritjes në Maktan, grupi i Magelanit u habit kur Enriku fliste gjuhën vendase – gjë që sugjeron se ishte rritur aty pranë. Disa historianë madje kanë hamendësuar se, duke u kthyer në rajon, Enriku mund të ketë përfunduar rrethimin e globit përpara çdo anëtari tjetër të ekuipazhit të Magelanit.

    Filmi i Diazit gjithashtu hedh dritë mbi ndjenjat kundër tregtisë së skllevërve gjatë asaj epoke: Magelani paralajmërohet kundër saj nga një anëtar i oborrit spanjoll. Fray Bartolome de las Casas – anëtar i këshillit mbretëror spanjoll – predikonte kundër skllavërisë, ndërsa ligjet e reja e ndalonin tregtinë në Portugali në vitin 1570.

    Një litografi e shekullit XIX e paraqet vdekjen e Magelanit në Betejën e Maktanit(Alamy)

    Edhe pse faktet e qëndrueshme mbi jetën e Magelanit janë të kufizuara, narrativa që shpesh mbizotëron është ajo e heroizmit të tij. Ndërkohë, Magelani i Diazit hedh një vështrim pa filtra mbi atë që dimë për trajtimin e anëtarëve të ekuipazhit të tij në Armada de Maluco, që përfshinte ekzekutimin e njërit për sodomi të supozuar dhe, ndërsa paranoja e tij rritej, braktisjen e priftit Pedro Sanchez de Reina. Rebelimet ishin të përsëritura dhe, në nëntor 1520, një nga pesë anijet e flotës, San Antonio, me gjithë ekuipazhin e saj dezertoi nga misioni.

    Magelani mund të jetë ndier i detyruar të jepte ndëshkime kaq të ashpra për shkak të pasigurisë, sepse, duke dezertuar nga shteti i tij, ishte bërë i padëshiruar në dy vende – Portugali dhe Spanjë. “Magelani kishte hendekun e të mos qenit kastilian, çka ia ulte autoritetin mbi fisnikërinë kastiliane”, thotë për BBC-në, João Paulo Oliveira e Costa, profesor historie në Universitetin e Lisbonës. “Kapitenët e tij kastilianë synonin të merrnin kontrollin e ekspeditës. Ndëshkimi duhej të ishte brutal, për të penguar rebelimet e reja. Nëse Magelani nuk do t’i vriste ata, ata do ta vrisnin Magelanin”.

    Në biografinë filmike të Diazit, dhuna koloniale që Magelani dhe njerëzit e tij ushtruan, vihet gjithashtu në plan të parë. Kur zbarkuan në Guam dhe një varkë e vogël u vodh, marinarët ushtruan hakmarrje të përgjakshme kundër komunitetit indigjen, duke djegur shtëpitë. Komunitete në Malakë dhe Filipine përjetuan brutalitet të ngjashëm. Ndryshe nga përshkrimet e tjera kinematografike të dhunës koloniale – si The Nightingale (2018) apo Soldier Blue (1970) – portretizimi i Diazit shmang skenat shpërthyese dhe potencialisht eksploatuese. “Saga e Magelanit është një gjë epike”, shpjegon ai. “Por, nuk doja ta bëja në mënyrën konvencionale, [me] spektakël … Kam qenë gazetar në rubrikën e krimeve, kur isha i ri, dhe aty sheh pasojat, jo veprimin. Për mua, ka një mungesë respekti për njerëzimin në atë lloj përshkrimi”.

    Pavarësisht të metave të Magelanit, Diazi nuk ishte i interesuar ta demonizonte atë. “Doja të shihja një personazh të vërtetë”, këmbëngul ai. “Një qenie e vërtetë njerëzore është ambicioze, [dhe] ëndërron, jo vetëm për veten apo familjen. Ai me të vërtetë besonte në fenë e krishterë”. Së bashku me faktin që konsiderohet gjerësisht si evropiani i parë që vuri kontakt me Filipinet, Magelani ishte gjithashtu përgjegjës për prezantimin e katolicizmit në rajon. Santo Niño (Fëmija i Shenjtë), një statujë të të cilit Magelani ia dhuroi kreut vendas, Rajah Humabon, dhe që thuhet se solli shërimin e mrekullueshëm të fëmijëve të sëmurë në atë komunitet, është “ende ikona më e madhe në vend”, thotë Diaz. Sot, 93 përqind e popullsisë së Filipineve është e krishterë.

    Kush e vrau Magelanin?

    Qasja çmitizuese nga Diazi zbatohet gjithashtu te misteri shumëshekullor i vdekjes së Magelanit në të ashtuquajturën Beteja e Matanit. Pigafetta pohoi në ditarin e tij se, teksa dy mijë luftëtarë malajas sulmonin 60 anëtarët e mbetur të ekuipazhit, Lapulapu, një tjetër udhëheqës vendas, vrau pushtuesin. Diazi nuk ishte aq i bindur: “Për mua, është një lloj çështjeje e pazgjidhur, sepse gjithmonë pranohet Pigafetta – që Lapulapu vrau Magelanin – por, askush nuk e pa Lapulapun”. Në versionin e Diazit, Lapulapu është në fakt një shpikje fiktive e Humabonit, figurë thuajse e mbinatyrshme që pi gjak, të cilën Humaboni e shpiku për të trembur Magelanin dhe njerëzit e tij.

    “Humaboni nuk e donte konvertim [në krishterim]”, thotë Diaz. “Dhe, pastaj, Magelani tha që [Humaboni] do të vdiste për dy ditë, sepse ai kishte një dekret që kushdo që nuk donte të konvertohej, duhej të vdiste”. Në film, nuk tregohet se Magelani vritet nga një person specifik, por jepet të kuptohet se ishte një përpjekje kolektive nga njerëzit e Humabonit.

    Njerëz në Manila mbajnë figurina të Santo Niños (Fëmija Jezus) – një ikonë e prezantuar në Filipine nga Magelani(Kredi: Getty Images)

    Sugjerimi që Lapulapu nuk është figurë reale, shkaktoi polemika në Filipine kur filmi u shfaq atje në shtatorin e kaluar. Kjo sepse Lapulapu ka një status legjendar: sipas Dr. Danilo M Gerona, historian dhe autor i Ferdinand Magelani: Armada e Malukos dhe zbulimi evropian i Filipineve [Ferdinand Magellan: The Armada de Maluco and the European Discovery of the Philippines, 2016], Lapulapu për një kohë të gjatë ishte “emblematik për nacionalizmin filipinas, siç dëshmohet në monumente, simbole dhe emra vendesh [që i bëjnë nder atij]”, edhe pse “shumica e asaj që dimë [për të] vjen nga tregimet apokrife, legjendare dhe popullore të transmetuara me gojë. Për këtë arsye, studiuesit i kushtojnë pak vëmendje”. Megjithatë, filmi i Diazit nxiti dy historianë anonimë të shfaqeshin në gazetën filipinase The Freeman për të kundërshtuar interpretimin e tij mbi figurën.

    Vetë Magelani ka pasur vazhdimisht një reputacion po aq të diskutueshëm në Filipine. Dikur i njohur si një “kampion i fesë katolike”, thotë Gerona, ai u bë gjithnjë e më i papëlqyer me rritjen e nacionalizmit gjatë presidencës së Rodrigo Dutertes në vitet 2016-2022, dhe tani është i përçmuar nga “gjeneratat e reja” – në mes të një ndjenje në rritje “antiperëndimore”. Roli i tij në historinë filipinase është gjithashtu shumë i debatuar. Historiani dhe ish-kryetari i Komisionit Historik Kombëtar të Filipineve, Ambeth Ocampo, ka thënë: “Magelani nuk duhet parë si fillimi i historisë së Filipineve, por si një ngjarje [brenda] një historie që ende duhet të shkruhet dhe rishkruhet për një brez të ri”.

    Nuk është për t’u habitur që trashëgimia e një eksploruesi si Magelani duhet të jetë e ndërlikuar, madje edhe qëllimet e tij mbeten të dyshimta. “Magelani nuk dëshironte të qarkullonte globin”, pohon Oliveira e Costa. Megjithatë, ndër arritjet e tij, ai thotë, Magelani “zbuloi lidhjen midis Oqeanit Atlantik dhe Oqeanit Paqësor, si dhe madhësinë e madhe të Oqeanit Paqësor. Pas ekspeditës së tij, hartografët mund të krijonin planisfera [harta botërore që paraqesin sipërfaqen e Tokës] me tre oqeanë të mëdhenj, dhe elitat kuptuan më në fund madhësinë e vetë planetit”.

    Në fund të filmit, është perspektiva e Enrikut të Malakës, dhe jo ajo e Magelanit apo bashkëkapitenit të tij Elcano, që mbyll rrëfimin: ai pranon me keqardhje se ndihmoi në therjen e burrave portugezë dhe spanjollë, ende të bllokuar në ishullin Maktan, ndërsa reflekton gjithashtu mbi dhunën koloniale të ushtruar ndaj tij dhe malajasve të tjerë. Diazi shpreson që filmi i tij do të inkurajojë një dialog rreth udhëtimit të Magelanit që është “më i balancuar, më gjithëpërfshirës -në një farë mënyre, jo vetëm nga syri dominues i evropianëve”. /Telegrafi/

    TË TJERA

    In Memoriam: Brigitte Bardot (1934-2025) – biondja që revolucionarizoi kinemanë franceze

    Ky konflikt 56-vjeçar ndalet çdo vit për Krishtlindje, një moment i rrallë paqeje

    Sulmi në plazhin e Australisë u planifikua në detaje për muaj të tërë, zbulon dokumenti

    LEXO GJITHASHTU

    Përfundon aventura për Toneyn në Big Brother VIP Kosova – eliminohet për herë të dytë

    January 10, 2026

    Ish-i dashuri që e tradhtoi në Ferma VIP i futet edhe në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4, Alba ‘shpërthen’ në lot

    January 10, 2026

    “Të japë cucullën e djalit tim 22 vjeçar”, Labinoti sqaron deklaratën seksiste me të cilën iu drejtua Elijonës në Big Brother VIP Kosova

    January 10, 2026

    Iranianët bëjnë thirrje për “rikthimin e shahut” – kush është ai?

    January 9, 2026
    TË TJERA

    Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

    January 9, 2026

    ​“Ishte ditë kjameti”, qytetarët e Gjakovës tregojnë dëmet e mëdha nga vërshimet

    January 9, 2026

    Trump: Venezuela na dha dje naftë me vlerë 4 miliardë dollarë

    January 9, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.