KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

SHBA-ja me piramidë të re ushqimore – drithërat tani në fund, proteinat në krye

SHBA-ja me piramidë të re ushqimore – drithërat tani në fund, proteinat në krye

Sekretari amerikan i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr. ka zbuluar së fundmi një version të ri të piramidës ushqimore amerikane, duke goditur “udhëzimet tradicionale” të ushqyerjes.

Ai e quajti ndryshimin “rigjallërimin më të rëndësishëm të politikës federale ushqimore në histori”.

“Si sekretar i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, mesazhi im është i qartë: Hani ushqim të vërtetë”, tha Kennedy.

Në piramidën e vjetër, bazë e dietës ishin drithërat – bukë, oriz dhe makarona – ndërsa yndyrat dhe sheqeri ishin në majë dhe të kufizuar, raporton usatoday.

Tani, piramida e re e RFK Jr. “përmbys” këtë hierarki: ushqimet me proteina të larta, yndyrat e shëndetshme, frutat dhe perimet janë tani pjesa më e rekomanduar e dietës, ndërsa drithërat e rafinuara dhe ushqimet e përpunuara janë vendosur në bazën më të vogël.

Çfarë ka ndryshuar kryesisht?

Proteina dhe yndyra të shëndetshme si mishi, peshku, vezët dhe bulmeti janë promovuar si pjesë kryesore e dietës.

Drithërat dhe karbohidratet e rafinuara tani rekomandohen në sasi më të ulët.

Sheqeri dhe ushqimet shumë të përpunuara duhet të shmangen sa më shumë.

Ekspertët janë të ndarë: disa e përshëndesin këtë qasje “më natyrale” dhe fokusin tek ushqimet e plota, ndërsa të tjerë shqetësohen se mishi i kuq dhe yndyrat e ngopura mund të kundërshtojnë dekada udhëzimesh tradicionale të shëndetshme.

Piramida e re ushqimore pritet të ndikojë në udhëzimet federale për shkollat, programet e ushqimit dhe këshillat shëndetësore për qytetarët amerikanë, duke shënuar një ndryshim të madh në konceptin e dietës së përditshme. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.