KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Komandanti i KFOR-it, admirali amerikan dhe drejtori i Policisë vizitojnë veriun e Kosovës

Komandanti i KFOR-it, admirali amerikan dhe drejtori i Policisë vizitojnë veriun e Kosovës

Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, admirali George M. Wikoff, dhe komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, vizituan sot veriun e Kosovës.

Gjatë vizitës ata kanë vëzhguar pjesëtarët e KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës duke zhvilluar një patrullim të përbashkët përgjatë vijës kufitare administrative.

Po ashtu, Wikoffi dhe Vergori janë takuar me kryetarin e Zubin Potokut, Milos Peroviq, me të cilin kanë diskutuar dhe vlerësuar situatën e sigurisë në atë zonë.

KFOR-i ka bërë të ditur se vazhdon ta vlerësojë rregullisht situatën në terren, të angazhohet me të gjitha komunitetet dhe të ruajë gatishmërinë operacionale.

Misioni ka ritheksuar përkushtimin për përmbushjen e detyrave me profesionalizëm dhe paanshmëri. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.