Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Aksident trafiku në Prishtinë, dy persona të lënduar

    January 11, 2026

    Demonstratat në Iran: Cilët janë skenarët e mundshëm?

    January 11, 2026

    Vetëm një gotë lëngu vishnje mund të lehtësojë dhimbjet në nyje dhe të përmirësojë gjumin

    January 10, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Aksident trafiku në Prishtinë, dy persona të lënduar
    • Demonstratat në Iran: Cilët janë skenarët e mundshëm?
    • Vetëm një gotë lëngu vishnje mund të lehtësojë dhimbjet në nyje dhe të përmirësojë gjumin
    • Një tjetër Ibrahimovic drejt Amsterdamit – Maximilian largohet nga Milani për t’iu bashkuar Ajaxit
    • 3 gra mbi 50 vjeç që e dominuan tapetin e kuq – më të rejat mbetën në hije
    • “Sllovakia favorit, por synojmë suksesin historik”, Vedat Muriqi flet për gjysmëfinalen e play-offit
    • Një version i ri i filmit horror të vitit 1997 – filmi “Anaconda” fitoi 100 milionë dollarë në kinematë në të gjithë botën
    • Dashuria e vetme e Al Pacinos: E deshi për 20 vjet – martesa që nuk ndodhi dhe pendesa që erdhi shumë vonë
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Sunday, January 11
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Kjo kryengritje iraniane mund të jetë po aq vendimtare sa Revolucioni Francez

    Kjo kryengritje iraniane mund të jetë po aq vendimtare sa Revolucioni Francez

    korrektpressBy korrektpressJanuary 10, 2026 Ajatollah khamenei 5 Mins Read
    Kjo kryengritje iraniane mund të jetë po aq vendimtare sa Revolucioni Francez
    Kjo kryengritje iraniane mund të jetë po aq vendimtare sa Revolucioni Francez
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Burimi: The Independent
    Përkthimi: Telegrafi.com

    Regjimi islamik i Iranit duket se po lëkundet. Në javët e fundit, qindra mijëra protestues kanë dalë në rrugë për të shprehur zemërimin e tyre ndaj përkeqësimit të kushteve ekonomike – të shkaktuara nga sanksionet ndërkombëtare – të cilat kanë bërë që monedha e tyre të bjerë ndjeshëm dhe çmimet e mallrave elementarë të rriten në mënyrë të vrullshme.

    Të paktën 38 protestues që kërkonin ndryshimin e regjimit, janë vrarë deri më tani në përplasje të dhunshme me policinë, dhe 2.200 janë arrestuar. Përballë asaj që po kthehet shpejt në një nga sfidat më të mëdha ndonjëherë për Iranin dhe udhëheqjen e tij klerikale, ajatollahët – në një moment të rrallë dobësie – ndalën internetin, teksa ndërtesat qeveritare në Teheran u vunë në zjarr.

    Sigurisht, Republika Islamike ka mbijetuar edhe më parë valë protestash. Në vitin 2009, akuzat për manipulim zgjedhor shkaktuan protesta masive në rrugë dhe një reagim jashtëzakonisht brutal nga forcat e sigurisë së Ajatollah Khameneit. Në vitin 2022, më shumë se 500 persona u raportuan të vrarë gjatë protestave pas vdekjes në paraburgim të një gruaje të re, Mahsa Amini, e cila ishte arrestuar për refuzimin për të vënë në kokë shaminë e detyrueshme.

    Por, këtë herë, ndjesia është ndryshe.

    Sidomos pas luftës me Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara në qershorin e vitit të kaluar, një revolucion kulturor mes njerëzve të lindur pas vitit 1979 solli braktisjen e shamisë së detyrueshme nga shumë gra – jo të gjitha të reja – në qytetet e mëdha. Është një shenjë e dukshme e dobësimit të kontrollit të regjimit islamik.

    Përveç protestave të dhunshme në rrugë në pjesën më të madhe të vendit – tashmë në ditën e tyre të 13-të – rënia dramatike në frekuentimin e xhamive të zakonshme, në gjithë Iranin, mund të shihet gjithashtu si simptomë e refuzimit të gjerë të Islamit “zyrtar” – një lloj greve e heshtur.

    Në të kaluarën, çmimi i lartë i naftës i jepte regjimit islamik burime për t’i mbajtur në besnikëri forcat e tij të sigurisë dhe pjesët kryesore të popullsisë. Sanksionet nënkuptojnë që paratë po shterojnë. Edhe mbështetja gjithashtu. Në qytetin Abadan, njësitë policore të regjimit hodhën armët dhe iu bashkuan protestuesve.

    Khamenei foli në faljen e së premtes, por duke iu drejtuar një salle të mbyllur lutjeje me besnikë të përzgjedhur me kujdes, vështirë se do të përballej me një moment çausheskian. (Në dhjetor 1989, udhëheqësi komunist i Rumanisë thirri një miting masiv për të treguar qëndrueshmërinë e regjimit. Gjashtë javë pas rrëzimit të Murit të Berlinit, gjërat u përkeqësuan …)

    Duke parë mënyrën se si ra Shahu në 1979, një ngjarje që çoi në themelimin e Republikës Islamike, është e rëndësishme të kujtojmë se, përveç protestave masive në rrugë, ishin grevat e punëtorëve të naftës dhe tregtarëve në pazaret e Teheranit që paralizuan jetën ekonomike.

    Rënia e Murit të Berlinit në nëntor 1989, që shkaktoi ndryshime të mëdha politike dhe ekonomike në gjithë Evropën e ndarë, dhe revolucionet kryesisht pa gjak në shtetet e bllokut sovjetik që ajo solli, nuk janë precedentë për mënyrën se si mund të zhvillohet një revolucion iranian. Një krahasim më i mirë mund të jetë sulmi mbi Bastijën më 1789.

    Ashtu si Revolucioni Francez, për të qenë vërtet epokal, çdo revoltë e suksesshme do të ndodhë kundër një regjimi ideologjik të krijuar brenda vendit, sesa ndaj njërit të imponuar nga jashtë, siç ishte regjim komunist i varur nga Kremlini. Ky revolucion iranian tashmë i ka të gjitha ato shenja dalluese.

    Teksa Mariana, personifikimi i Republikës Franceze – ajo që mishëron Lirinë, Barazinë, Vëllazërinë – mban një shami të kuqe në pikturën e famshme të Delacroix, që përkujton Revolucionin e Korrikut të vitit 1830, gratë trime të Iranit, në një shfaqje mahnitëse të sfidës ndaj fesë, kanë qenë të zëna duke e hedhur poshtë të tyren [shaminë].

    Për çdo figurë të regjimit që tani ikën nga Irani, jugu i Libanit i kontrolluar nga Hezbollahu është më i mundshëm sesa Moska si vendstrehim i preferuar. Por, dhjetëra mijëra zbatues të urryer të regjimit në nivel rruge, nuk do të kenë ku të ikin nëse trazirat vazhdojnë. Prandaj, ata po godasin tani – por, shumë lehtë mund të përballen me drejtësi të rrugës nëse regjimi shembet.

    Një spastrimi brutal – që pasqyron ekzekutimet në Bastijë, dhe të shtënat e linçimet në fillim të vitit 1979, ndonëse të trashëgimtarëve të drejtësisë së turmës iraniane – është i mundshëm. Shpërbërja e regjimit mund të sjellë shpërbërje rajonale, veçanërisht në zonat e pakicave etnike, si rajonet kurde në Perëndim ose në Balokistan në Juglindje.

    Një paqëndrueshmëri e tillë mund të zbutet nëse Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre nxitojnë të heqin sanksionet ndaj një Irani të ri dhe të ofrojnë përfitime të shpejta ekonomike. Por, Amerika dhe Izraeli gjithashtu do të kërkojnë një fund të çdo programi bërthamor.

    Tash për tash, duhet të shpresojmë për një Iran paqësor dhe demokratik – sido që të përfundojë në librat e historisë. /Telegrafi/

    TË TJERA

    Demonstratat në Iran: Cilët janë skenarët e mundshëm?

    Irani ndal internetin por Khamenei vazhdon të postojë – si është e mundur?

    Trump: Irani po kërkon liri, Amerika është gati t’i ndihmojë

    Revolta simbolike e grave iraniane – ndezin cigaret nga fotot e djegura të liderit suprem, Ali Khamenei

    Protesta në Londër, burri heq flamurin e Iranit nga ambasada – e zëvendëson me një tjetër

    Mjeku iranian pretendon se mbi 200 protestues janë vrarë në Teheran

    Ministri i Jashtëm turk, Fidan: Protestat në Iran nuk do të përfundojnë ashtu siç pret Izraeli

    LEXO GJITHASHTU

    Aksident trafiku në Prishtinë, dy persona të lënduar

    January 11, 2026

    Demonstratat në Iran: Cilët janë skenarët e mundshëm?

    January 11, 2026

    Vetëm një gotë lëngu vishnje mund të lehtësojë dhimbjet në nyje dhe të përmirësojë gjumin

    January 10, 2026

    Një tjetër Ibrahimovic drejt Amsterdamit – Maximilian largohet nga Milani për t’iu bashkuar Ajaxit

    January 10, 2026
    TË TJERA

    3 gra mbi 50 vjeç që e dominuan tapetin e kuq – më të rejat mbetën në hije

    January 10, 2026

    “Sllovakia favorit, por synojmë suksesin historik”, Vedat Muriqi flet për gjysmëfinalen e play-offit

    January 10, 2026

    Një version i ri i filmit horror të vitit 1997 – filmi “Anaconda” fitoi 100 milionë dollarë në kinematë në të gjithë botën

    January 10, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.