KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Trump: Irani po kërkon liri, Amerika është gati t’i ndihmojë

Trump: Irani po kërkon liri, Amerika është gati t’i ndihmojë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se iranianët po “kërkojnë liri”, ndërsa protestat vazhdojnë të përhapen në të gjithë vendin, duke shtuar se Uashingtoni është gati të ofrojë mbështetje.

“Irani po kërkon liri, ndoshta si kurrë më parë”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social, duke shtuar, “SHBA-të janë gati të ndihmojnë!!!”

Irani ka qenë duke përjetuar valë protestash që nga fundi i dhjetorit, kryesisht për shkak të rënies së ndjeshme të vlerës së rialit iranian dhe përkeqësimit të kushteve ekonomike.

Demonstratat filluan më 28 dhjetor pranë Pazarit të Madh të Teheranit dhe më vonë u përhapën në disa qytete.

Trump tha se Irani ishte “në telashe të mëdha” ndërsa trazirat u përshkallëzuan, duke shtuar se Uashingtoni po monitoronte nga afër zhvillimet dhe po i paralajmëronte autoritetet të mos përdorin forcë vdekjeprurëse kundër protestuesve.

Presidenti amerikan madje ka paralajmëruar ndërhyrje nëse autoritetet iraniane vazhdojnë të ushtrojnë dhunë në protestues. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.