KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kërkohet dorëheqja e Donika Gërvallës

Kërkohet dorëheqja e Donika Gërvallës

Dorëheqja e Donika Gërvallës është një nga kërkesat e protestuesve që janë mbledhur sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në protestën kundër vendimit të Gjykatës Speciale.

Këtë kërkesë e ka përmendur edhe kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, i cili para protestuesve kërkoi që kryeministri Albin Kurti ta largojë Gërvallën nga qeveria.

“Ne e dimë se Donika ka dorëzuar dokumentacione në Hagë. I themi Kurtit që nga sot t’i përjashtojë këta njerëz që bashkëpunojnë me armikun. Janë armiq të vendit tim dhe ne nuk i duam në mesin tonë”, tha Gucati.

Ai kërkoi gjithashtu që Gërvalla të japë sqarime lidhur me veprimet e saj, duke thënë se protestuesit janë të befasuar edhe nga heshtja e institucioneve të vendit.

Gucati tha se një tjetër kërkesë e protestuesve është shfuqizimi i vendimit të Gjykatës Speciale. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.