KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Katy Perry në Sunny Hill 2026 – performanca e shumëpritur dhe kurioziteti për praninë e ish-kryeministrit Trudeau në Kosovë

Katy Perry në Sunny Hill 2026 – performanca e shumëpritur dhe kurioziteti për praninë e ish-kryeministrit Trudeau në Kosovë

Ylli botëror i muzikës pop, Katy Perry, do të jetë një nga emrat kryesorë të Sunny Hill Festival 2026, duke shënuar paraqitjen e saj të parë në skenën e festivalit të madh në Prishtinë.

Ardhja e këngëtares së famshme ka ngjallur shumë interes te fansat, jo vetëm për performancën, por edhe për jetën private.

Prej disa kohësh Katy Perry flitet për lidhjen e saj me ish-kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau, dhe fansat po pyesin nëse ai do ta shoqërojë gjatë qëndrimit të saj në Kosovë.

Çifti është parë shpesh së bashku në dalje publike, përfshirë edhe disa paraqitje në koncerte të Perryt, duke bërë që çdo shfaqje e tyre të tërheqë vëmendje të madhe.

Performanca e Katyt pritet të jetë një nga momentet më të veçanta të Sunny Hill Festival, i cili prej vitesh është kthyer në një nga ngjarjet më të mëdha muzikore në rajon.

Sunny Hill Festival, i organizuar në Prishtinë, është një festival ndërkombëtar i muzikës që sjell artistë të njohur nga e gjithë bota dhe ka ndihmuar në vendosjen e Kosovës në hartën e eventeve të mëdha muzikore.

Festivali është themeluar nga artistja me famë botërore Dua Lipa dhe babai i saj, Dukagjin Lipa, duke tërhequr çdo vit mijëra vizitorë vendas dhe ndërkombëtarë.

Katy Perry me partnerin e saj, Justin

Me pjesëmarrjen e Katy Perryt, edicioni 2026 pritet të jetë një nga më të komentuarit deri tani. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.