KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

‘Jam e lumtur që Portugalia humbi, e mashtruan djalin tim” – nëna e Ronaldos e habit me deklaratën

‘Jam e lumtur që Portugalia humbi, e mashtruan djalin tim” – nëna e Ronaldos e habit me deklaratën

Dolores Aveiro, nëna e Cristiano Ronaldos, ka bërë një deklaratë të bujshme pas humbjes së Portugalisë ndaj Danimarkës në Braga, duke thënë se ishte e lumtur me këtë rezultat, pasi sipas saj, djali i saj nuk është trajtuar me respekt nga bashkëlojtarët dhe Federata Portugeze e Futbollit.

Duke folur për gazetarët në një aktivitet të organizuar nga shoqata “Leões de Portugal”, Aveiro u shpreh se Ronaldo është i zhgënjyer nga mënyra se si kanë rrjedhur ngjarjet dhe pretendoi se ai është mashtruar.

“Ronaldo është i trishtuar, do të donte që gjërat të kishin shkuar ndryshe. Ai është i trishtuar sepse u mashtrua dhe unë jam e trishtuar gjithashtu”, deklaroi ajo.

Megjithatë, deklarata e saj më e fortë kishte të bënte me humbjen e Portugalisë ndaj Danimarkës.

“Ishte një humbje dhe kështu e merituan. Jam e lumtur që Portugalia humbi. Ata nuk e respektuan Cristianon”, tha Aveiro, duke shtuar se, sipas saj, as bashkëlojtarët e tij nuk i kishin treguar respekt.

Kritika edhe për nderimin e organizuar nga Federata

Nëna e yllit portugez kritikoi gjithashtu ceremoninë e organizuar nga Federata Portugeze e Futbollit në Braga për nder të Ronaldos, ku sulmuesi nuk ishte i pranishëm.

“Nuk më pëlqeu ajo që bënë në Braga. Një njeri e nderon kur është i pranishëm, jo në mungesë të tij”, u shpreh ajo.

Aveiro theksoi se një nderim të veçantë për djalin e saj do ta organizojë Sportingu i Lisbonës, klubi ku Ronaldo nisi karrierën e tij profesionale.

“Nderin e vërtetë do t’ia bëjë Sportingu në stadiumin ‘Alvalade’”, shtoi ajo.

Ajo komentoi edhe raportet mes Ronaldos dhe trajnerit Jorge Jesus, duke mohuar se ekziston ndonjë konflikt apo marrëdhënie e veçantë mes tyre.

“Shiko, marrëdhënia e tyre është e njëjtë me atë që kam unë me ty”, deklaroi nëna e futbollistit.

E ardhmja e Ronaldos me Portugalinë

Cristiano Ronaldo njoftoi më 5 nëntor tërheqjen nga futbolli ndërkombëtar, pas një periudhe tensionesh me trajnerin Jorge Jesus dhe largimit nga grumbullimi i kombëtares.

Sulmuesi 41-vjeçar ka zhvilluar 234 ndeshje me Portugalinë që nga debutimi në vitin 2003, duke shënuar 146 gola.

Me kombëtaren portugeze ai ka fituar Kampionatin Evropian në vitin 2016, si dhe Ligën e Kombeve në vitet 2019 dhe 2025.

Në nivel klubesh, Ronaldo vazhdon karrierën te Al-Nassr në Arabinë Saudite. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.