Amari Kelly i Vëllaznimit është shpallur MVP i javës së nëntë në Superligë e Kosovës në basketboll, pas një paraqitjeje të shkëlqyer, duke qenë basketbollisti me indeksin më të lartë të efiçiencës në këtë xhiro.
Basketbollisti i Vëllaznimit regjistroi 29 pikë, 17 kërcime dhe indeks të efiçiencës 38, duke dominuar në lojën nën kosh dhe duke dëshmuar cilësitë e tij në parket. Me këtë paraqitje, Kelly siguroi çmimin e lojtarit më të vlefshëm të javës, si dhe vendin në pesëshen më të mirë.
Në Top 5 të javës së nëntë është përfshirë edhe Domenic Artis i Pejës, i cili u dallua me 26 pikë, tetë kërcime dhe gjashtë asistime, duke përfunduar ndeshjen me indeks të efiçiencës 30.
Paraqitje shumë të mirë kishte edhe Laolu Oke i Borës, i cili regjistroi 19 pikë dhe 11 kërcime, me indeks të efiçiencës 25.
Në mesin e pesë më të mirëve është edhe Divine Myles i Bashkimit, i cili kontribuoi me 16 pikë, dy kërcime dhe gjashtë asistime, duke arritur indeks të efiçiencës 22.
Pesëshen më të mirë të javës e kompleton Shawn Jones i Trepçës, i cili realizoi 13 pikë, 11 kërcime dhe dy asistime, me indeks të efiçiencës 20.
Top 5 i javës së nëntë në Superligë:
Amari Kelly (Vëllaznimi) – 29 pikë, 17 kërcime, 38 indeksi i efiçiencës (MVP).
Domenic Artis (Peja) – 26 pikë, 8 kërcime, 6 asistime, 30 indeksi i efiçiencës.
Laolu Oke (Bora) – 19 pikë, 11 kërcime, 25 indeksi i efiçiencës.
Divine Myles (Bashkimi) – 16 pikë, 2 kërcime, 6 asistime, 22 indeksi i efiçiencës.
Shawn Jones (Trepça) – 13 pikë, 11 kërcime, 2 asistime, 20 indeksi i efiçiencës.

