Jakup Krasniqi mëngjesin e sotëm ka nisur ditën e katërt të vizitës së tij tek familja në Prishtinë. Gjatë këtyre ditëve, ai është përcjellë nën masa të rrepta sigurie, duke e pasur të pamundur të takohet apo edhe përshëndetet me familjarë të tjerë, përveç familjes së tij shumë të ngushtë që e prisnin brenda shtëpisë.
Megjithatë, sot pasi ka dalë nga vetura e EULEX për të hyrë në shtëpinë e tij, Krasniqi ka përshëndetur me dorë familjarët e tij që po e prisnin ta shihinin nga ballkoni afër shtëpisë së tij.
Haga ia ka aprovuar këtë vizitë Jakup Krasniqit pasi gjendja shëndetësore e gruas së tij është rënduar jashtëzakonisht shumë. /express
Burimi: zeri.info ↗

![Jakup Krasniqi në ditën e fundit të vizitës përshëndet familjarët e tij që po e prisnin ta shihnin nga ballkoni [video]](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2026/November/21/auto_4cebfbba964bce21a58f0c648d7ddfdd-600x3601795258109.jpeg)