KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Jakup Krasniqi përshëndet familjarët nga oborri i shtëpisë, ata nga ballkoni

Jakup Krasniqi përshëndet familjarët nga oborri i shtëpisë, ata nga ballkoni

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka mbërritur edhe mëngjesin e sotëm në shtëpinë e tij në lagjen Velani të Prishtinës, ku ka takuar vetëm familjarët e ngushtë.

Daut Krasniqi, vëllai i Jakup Krasniqi, këto ditë është parë nëpër media duke pritur rrugëve afër shtëpisë në së vëllait të tij, e gjithashtu qëndronte në ballkonin e shtëpisë së vet, që të paktën ta shohë vëllain Jakupin, meqë ta takonte nga afër ishte e pamundur.

E sot, në pamundësi për t'i takuar nga afër, Krasniqi i ka përshëndetur me dorë nga oborri i shtëpisë së tij, familjarët tjerë që po e përcillnin atë nga ballkoni i shtëpisë së tyre.

Kujtojmë se kjo vizitë shënon përmbylljen e qëndrimit të tij katërditor në Kosovë, i cili iu mundësua nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë për arsye humanitare. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.