KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ishte i arratisur që nga viti 2024, ndalohet një person i kërkuar me urdhërarrest qendror

Ishte i arratisur që nga viti 2024, ndalohet një person i kërkuar me urdhërarrest qendror

MPB Maqedoni njofton se sot (16.09.2026), nga Sektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor – Seksioni për Kërkime, në bashkëveprim me Policinë Intervenuese, rreth orës 05:30, në fshatin Haraçinë, është privuar nga liria S.I. (44) nga Shkupi.

“S.I. kërkohej me urdhërarrest qendror për shkak të kryerjes së veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, sipas nenit 215, paragrafi 3 të Kodit Penal, për të cilën është dënuar me pesë vjet burgim”.

“Personi ishte në arrati që nga viti 2024. Ai i është dorëzuar Stacionit Policor me Kompetencë të Përgjithshme Gazi Babë për procedim të mëtejshëm”, thonë nga MPB.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.