KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

I mituri gjendet me plagë nga arma e zjarrit në Rahovec, vdes në spital

I mituri gjendet me plagë nga arma e zjarrit në Rahovec, vdes në spital

Një i mitur ka humbur jetën të dielën mbrëma në fshatin Bellacerkë të Rahovecit, pasi dyshohet se është plagosur me armë zjarri.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Sipas tij, rreth orës 20:35, Policia është njoftuar se në vendbanimin e tij ishte gjetur një i mitur i shtrirë, me plagë që dyshohet të jenë shkaktuar nga arma e zjarrit.

Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Megjithatë, mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij.

“Rreth orës 20:35, jemi njoftuar se në fshatin Bellacerkë të Rahovecit, në vendbanimin e tij është gjetur një i mitur i shtrirë, me plagë që dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit. Njësitë e nevojshme policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, përderisa viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij”, ka thënë Elezaj.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri si provë materiale.

Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i viktimës do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim.

Policia, në koordinim me Prokurorinë, po vazhdon veprimet hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.