Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, është takuar me ipeshkvin e Dioqezës Katolike Romake të Prizren-Prishtinës, Dodë Gjergji.
Sipas njoftimit të KFOR-it në Facebook, gjatë takimit është diskutuar rëndësia e dialogut ndëretnik dhe mirëkuptimit të ndërsjellë ndërmjet të gjitha komuniteteve në Kosovë.
Theks i veçantë i është kushtuar lirisë dhe respektimit të të drejtave të njeriut si parakushte për arritjen e paqes së qëndrueshme.
"KFOR-i mbetet i përkushtuar për bashkëpunim me të gjitha komunitetet në Kosovë, si dhe për garantimin e një mjedisi të sigurt dhe lirisë së lëvizjes për të gjithë, në mënyrë të paanshme dhe në çdo kohë, në përputhje me mandatin e tij afatgjatë nga OKB-ja"./Klankosova.tv

