KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Raketa ukrainase godet qytetin rus

Raketa ukrainase godet qytetin rus

Forcat ukrainase kanë kryer një sulm me raketa ndaj një objekti në qytetin e Oryolit, në Rusinë qendrore, gjatë së dielës. Lajmi u bë i ditur nga guvernatori lokal, Andrei Klitschko, i cili pretendoi se objektivi i goditur ishte një ndërmarrje në lagjen Sovetsky.

Përmes një postimi në aplikacionin Max, Klitschko e cilësoi sulmin si një goditje ndaj një objektivi civil, duke deklaruar se ndërmarrja ishte shkatërruar.

“Një tjetër sulm armik ndaj një objektivi civil. Në këtë moment, një ndërmarrje është shkatërruar në lagjen Sovetsky të qytetit të Oryolit”, shkroi guvernatori.

Ai e cilësoi ngjarjen si veçanërisht cinike, pasi, sipas tij, sulmi ndodhi gjatë orarit të pikut, kur njerëzit po largoheshin nga puna për t’u kthyer pranë familjeve të tyre.

Guvernatori bëri të ditur se autoritetet po hetojnë rrethanat e incidentit, si dhe shkallën e dëmeve të shkaktuara nga sulmi. /abcnews

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.