KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Hoxha dhe Kasami diskutuan për investimet që Ministria e Mjedisit Jetësor po realizon në Tetovë

Hoxha dhe Kasami diskutuan për investimet që Ministria e Mjedisit Jetësor po realizon në Tetovë

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, sot zhvilloi një takim pune me kryetarin e Tetovës, Bilall Kasami.

Siç informojnë nga MMJPH-ja në fokus të bisedimeve ishin investimet që Ministria po realizon në Tetovë, përfshirë rindërtimin e tubacionit kryesor nga Kodra e Diellit deri në qytet, zgjerimin e rrjetit primar në vendbanimin “Jashtëvardarit” dhe ndërtimin e kolektorëve për kanalizim atmosferik në Falishe dhe Dardani, projekte që janë në faza të ndryshme të realizimit.

Gjatë takimit u diskutuan edhe projektet e financuara nga Banka Evropiane e Investimeve dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, duke përfshirë fazën e dytë të rindërtimit të ujësjellësit dhe ndërtimin e Stacionit të Transferimit të mbetjeve në Tetovë.

Pjesë e aktiviteteve investuese janë edhe projektet në kuadër të instrumentit IPA, ku pritet nënshkrimi i kontratave për ndërtimin e stacionit për trajtimin e ujërave të zeza dhe zgjerimin e rrjetit të kanalizimit.

Bashkëbiseduesit u zotuan për bashkëpunim të ngushtë institucional për realizim efikas të projekteve dhe përmirësim të qëndrueshëm të kushteve të jetesës për qytetarët e Tetovës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.