KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Hamza pas vendimit të Speciales: Të gjitha veprimet demokratike dhe ligjore janë të mundshme

Hamza pas vendimit të Speciales: Të gjitha veprimet demokratike dhe ligjore janë të mundshme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka deklaruar se pas vendimit të Gjykatës Speciale ndaj katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, PDK-ja do ta diskutojë të gjithë situatën dhe hapat e mëtejshëm që mund të ndërmerren.

Hamza i bëri komentet para mbledhjes së kryesisë së PDK-së, ku ndër të tjera tha se partia do të diskutojë mundësitë për veprim përmes rrugëve demokratike dhe ligjore, ndërsa qëndrimet zyrtare të PDK-së do të bëhen publike pas përfundimit të mbledhjes.

“Ne do ta diskutojmë situatën. E kemi thënë që të gjitha format demokratike dhe ligjore janë opsion. Ne do ta diskutojmë dhe pastaj do të shohim se cilat janë qëndrimet zyrtare të PDK-së”, tha Hamza.

I pyetur nëse PDK-ja mund të ndërmarrë një iniciativë për zhbërjen e Gjykatës Speciale, kryetari i kësaj partie nuk dha një përgjigje përfundimtare, por la të hapur mundësinë për veprime të tjera politike dhe institucionale.

“Të gjitha veprimet demokratike dhe ligjore janë të mundshme”, u shpreh Hamza. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.