KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Gjiganti italian gati të hapë bisedimet për transferimin e Tresoldit në janar

Gjiganti italian gati të hapë bisedimet për transferimin e Tresoldit në janar

Milani thuhet se është gati të hyjë në bisedime me Club Brugge për Nicolo Tresoldin, duke e ditur se skuadra belge do të kërkojë 60 milionë euro.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Milani e ka bërë lojtarin e kombëtares gjermane U21, Tresoldi, objektivin e tyre kryesor sulmues për afatin kalimtar të janarit.

Gazeta italiane aportoi javën e kaluar se çmimi i kërkuar nga Club Brugge për Tresoldin në janar do të jetë 60 milionë euro, dhe përditësimi i sotëm thotë se Rossonerët janë gati të negociojnë me belgët.

Mbetet për t’u parë nëse ata përfundimisht do ta barazojnë atë tarifë, por Tresoldi është me siguri objektivi që gjigantët e Serie A kanë identifikuar për të forcuar sulmin e tyre.

Milani tashmë nënshkroi me Gonçalo Ramos nga PSG verën e kaluar, duke e bërë lojtarin portugez nënshkrimin e tyre më të shtrenjtë ndonjëherë, për rreth 75 milionë euro.

Sipas Gazzetta dello Sport, Tresoldi dhe familja e tij mezi presin të transferohen në Milano, por kjo nuk është ndonjë surprizë, pasi nuk është sekret që Rossonerët janë skuadra e preferuar e sulmuesit.

Tresoldi i lindur në Itali ka përfaqësuar Gjermaninë në nivelet e të rinjve dhe ka shënuar 18 gola në të gjitha garat për klube dhe ndërkombëtare këtë sezon. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.