KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

“Më pyetën a je shqiptar dhe më shanë” – Vata tregon çfarë i thanë lojtarët e Kosovës në fushë

“Më pyetën a je shqiptar dhe më shanë” – Vata tregon çfarë i thanë lojtarët e Kosovës në fushë

Sulmuesi me prejardhje shqiptare që përfaqëson Irlandën, Rocco Vata, ka zbuluar një prapaskenë interesante nga përballja e mbrëmshme mes Irlandës dhe Kosovës në Dublin, e cila përfundoi me fitoren bindëse 3-0 të vendasve.

20-vjeçari, i cili u inkuadrua në lojë në minutat e fundit të takimit në stadiumin “Aviva”, ka treguar se disa prej mbrojtësve të “Dardanëve” kishin tentuar ta provokonin dhe ta shpërqendronin duke i folur në gjuhën shqipe, shkruan IndeksOnline.

Në një intervistë për mediumin irlandez Balls.ie pas përfundimit të ndeshjes, Vata sqaroi se incidenti kishte ndodhur në momentin kur ai po përpiqej t’ia vështirësonte punën portierit të Kosovës gjatë një aksioni në zonë.

“Kur isha në zonë dhe po përpiqesha ta shpërqendroja portierin, ata kishin disa gjëra për të thënë. I kuptova”, deklaroi talenti i Irlandës.

Më tej, ai zbuloi edhe dialogun e shkurtër që kishte pasur me futbollistët e Kosovës, duke shtuar se pas vërshëllimës së fundit gjithçka u mbyll në frymë sportive.

“Po, më shanë pak. Më pyetën: ‘A je shqiptar?’ dhe pastaj më fyen. Unë iu përgjigja: ‘Po, mos u shqetësoni’. Njëri prej tyre erdhi dhe kërkoi falje pas ndeshjes, gjë që ishte mirë”, rrëfeu Rocco Vata. /IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.