KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Epoka e re te Manchester United, Pochettino pritet të zyrtarizohet sot

Epoka e re te Manchester United, Pochettino pritet të zyrtarizohet sot

Trajneri argjentinas, Mauricio Pochettino, pritet të nisë zyrtarisht aventurën e tij në krye të Manchester Unitedit gjatë ditës së sotme.

Sipas raportimeve të fundit, tekniku argjentinas është duke udhëtuar me një aeroplan privat të dërguar posaçërisht nga drejtuesit e klubit anglez në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në mënyrë që të mbërrijë sa më shpejt në Mançester, shkruan IndeksOnline.

Plani i “Djajve të Kuq” është që menjëherë pas uljes në Angli, Pochettino të bëjë prezantimin zyrtar si trajner i ri i skuadrës dhe më pas të zbresë në fushë për të drejtuar seancën e parë stërvitore me futbollistët. /IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.