KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Gjesti konfirmon duetin me Dhurata Dorën: Po sjellim diçka ndryshe

Gjesti konfirmon duetin me Dhurata Dorën: Po sjellim diçka ndryshe

Pas një periudhe të gjatë larg vëmendjes mediatike, Gjesti është rikthyer në ekran me një intervistë në emisionin “Goca dhe Gra”, ku foli për jetën personale, sfidat që ka kaluar dhe projektet e reja muzikore.

Artisti preku edhe një nga momentet më të vështira të jetës së tij, humbjen e vëllait, duke treguar se ajo periudhë e kishte rënduar shumë emocionalisht.

Ai u shpreh se muzika ishte mënyra që e ndihmoi të rikthehej gradualisht dhe të gjente forcë për të vazhduar.

Screenshot/Instagram

Aktualisht, Gjesti po promovon EP-në “Sir”, të realizuar në bashkëpunim me Gimbon, ndërsa paralelisht po punon edhe për disa projekte të reja muzikore.

Gjatë intervistës, ai zbuloi se një nga bashkëpunimet më të shumëpritura do të jetë ai me Dhurata Dorën.

Sipas tij, kënga pritet të publikohet së shpejti dhe po punohet me shumë kujdes që të sjellë një frymë ndryshe për publikun.

Në fund, Gjesti foli me shumë vlerësim për Dhurata Dorën, duke e cilësuar si një vajzë shumë të mirë.

Kujtojmë që bashkëpunimi mes tyre ishte përfolur edhe gjatë verës së kaluar, ndërsa tani duket se projekti është drejt finalizimit. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.