Ministri i Ekonomisë i Bavarisë, Hubert Aiwanger, është gjetur i vdekur në një hotel në Berlin.
Sipas gazetës “Bild”, politikani 55-vjeçar nuk mori pjesë në inaugurimin e zyrës së partisë së tij në Berlin, pasi raportohet se nuk ishte ndjerë mirë. Trupi i tij u gjet në një hotel në lagjen “Mitte” të Berlinit.
“Bild” raporton se burime nga qeveria bavareze dhe policia e Berlinit kanë konfirmuar vdekjen e Aiwanger-it.
Shkaku i vdekjes mbetet i panjohur. Aiwanger ishte zëvendëskryeministër i Bavarisë, ministër i Ekonomisë dhe kryetar i partisë populiste të krahut të djathtë, “Votuesit e Lirë”.
Erste Bilder vom Hotel Neuer Fritz in Berlin, wo Hubert Aiwanger tot aufgefunden worden sein soll. Mehr Bildmaterial ab sofort über den Bilderdienst der dts Nachrichtenagentur. https://t.co/uF0kl2f1XK
— dts Nachrichtenagentur (@dts_nachrichten) November 4, 2026

