KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Sopaj: Vështirësitë ekonomike dhe politika e jashtme ndikuan në rezultatin e zgjedhjeve në SHBA (VIDEO)

Sopaj: Vështirësitë ekonomike dhe politika e jashtme ndikuan në rezultatin e zgjedhjeve në SHBA (VIDEO)

Arbenita Sopaj, ligjëruese në Universitetin Amerikan të Kosovës, ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova.

Ajo në emisionin " Edicioni Special" në Klan Kosova ka vlerësuar se ndër faktorët që ndikuan në këtë rezultat janë vështirësitë ekonomike të qytetarëve amerikanë, si dhe politika e jashtme e presidentit Donald Trump.

“Parimisht është arsyeja ekonomike, qytetarët kanë filluar të kenë probleme financiare që të mbijetojnë e disa premtime që Trump veçse ka thënë se do t’i mbajë, por që realisht është në kundërshtim me politikën e tij…Pastaj, arsyeja e dytë dhe më e rëndësishmja mendoj është që Trump ka vendosur që të ketë një politikë shumë të ashpër në aspektin e marrëdhënieve ndërkombëtare ku edhe ka pasur përfshirje të hatashme në luftën e Izraelit me Palestinën dhe tash këtë të fundit me Iranin, gjë që e ka dëmtuar ekonominë e Amerikës edhe konsumimin e derivateve etj…”, tha mes tjerash Sopaj.

Zgjedhjet e mesmandatit në ShBA sollën përmbysje në fuqinë e republikanëve në dy dhomat e Kongresit.

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.