Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, ka zhvilluar në Prizren një bashkëbisedim të hapur me prindërit, ku është diskutuar për përmirësimin e sistemit arsimor dhe ndryshimet që po përgatiten në këtë fushë.
Përmes një njoftimi, Çeku ka bërë të ditur se gjatë takimit janë dëgjuar mendimet, shqetësimet dhe propozimet e prindërve, të cilat do të merren parasysh në procesin e reformës në arsim.
Ai ka theksuar rëndësinë e përfshirjes aktive të prindërve në këtë proces, duke bërë të ditur se takimet e tilla do të vazhdojnë në të gjitha rajonet e Kosovës.
Sipas ministrit, bashkëpunimi ndërmjet prindërve, mësimdhënësve dhe institucioneve është i rëndësishëm për ndërtimin e një sistemi arsimor më të mirë.
Burimi: zeri.info ↗

