Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se gjatë javës së kaluar janë raportuar gjashtë raste të vjedhjeve, ndërsa 13 persona të kërkuar me urdhëresa të gjykatave janë arrestuar.
Sipas raportit javor të Policisë, gjatë periudhës 14-20 shtator 2026, nga gjashtë rastet e vjedhjeve të raportuara, tri kanë ndodhur në Ferizaj dhe tri në Shtime.
Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe në rajonin e Ferizajt nuk është raportuar asnjë rast i dhunës në familje.
Në kuadër të realizimit të urdhëresave të gjykatave, Policia ka arrestuar 13 persona të kërkuar për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse.
Policia Rajonale e Ferizajt ka ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë në parandalimin dhe luftimin e krimit, duke raportuar rastet kriminale në stacionin më të afërt policor, përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” ose në numrat kujdestarë 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406.
Policia ka theksuar se konfidencialiteti i të dhënave të qytetarëve do të ruhet. /Telegrafi/