KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Fushë Kosova shton pikat e grumbullimit të mbeturinave

Fushë Kosova shton pikat e grumbullimit të mbeturinave

Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar se po ndërmerr masa të reja për përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike.

Në kuadër të këtyre angazhimeve, drejtoresha e Shërbimeve Publike, së bashku me ekipet e punës, ka përcjellë nga afër procesin e pastrimit dhe mirëmbajtjes së pikave të grumbullimit të mbeturinave.

Sipas Komunës, puna në terren po vazhdon me qëllim të sigurimit të një grumbullimi më të rregullt të mbeturinave dhe mirëmbajtjes së vazhdueshme të këtyre pikave.

Komuna ka bërë të ditur se masat synojnë gjithashtu përmirësimin e kushteve të mjedisit dhe krijimin e hapësirave publike më të pastra për qytetarët.

“Bashkë për një Fushë-Kosovë më të pastër dhe më të mirëmbajtur!”, thuhet në njoftimin e Komunës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.