KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Forcat e sigurisë rrethojnë Shtëpinë e Bardhë pas të shtënave me armë

Forcat e sigurisë rrethojnë Shtëpinë e Bardhë pas të shtënave me armë

Mediat amerikane raportojnë se dy persona janë plagosur me armë zjarri gjatë një sulmi pranë Shtëpisë së Bardhë.

Bëhet e ditur se njësitë e Shërbimit Sekret iu përgjigjën një raportimi për një person që po qëllonte me armë në momentin kur ndodhi incidenti.

Gazetarët e CNN raportuan se dëgjuan dhjetëra të shtëna pranë Shtëpisë së Bardhë, çka shkaktoi izolim të menjëhershëm të zonës dhe një reagim të shpejtë nga Shërbimi Sekret Amerikan.

Shërbimi Sekret deklaroi se po heton raportimet për të shtëna në zonën që ndodhet pranë kompleksit të Shtëpisë së Bardhë.

Anëtarët e trupës së gazetarëve u dërguan me urgjencë në sallën e konferencave të Shtëpisë së Bardhë.

Brenda kompleksit, gazetarëve iu kërkua të qëndronin të strehuar, ndërsa agjentët e Shërbimit Sekret bërtisnin “shtrihuni” dhe paralajmëronin për “të shtëna me armë”.

Incidenti vjen më pak se një muaj pas darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, ku gazetarë dhe zyrtarë të administratës Trump u strehuan pasi u dëgjuan të shtëna. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.