KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Fitore e madhe për Magyarin dhe goditje e re për Orbanin – miliarda euro po arrijnë në Hungari

Fitore e madhe për Magyarin dhe goditje e re për Orbanin – miliarda euro po arrijnë në Hungari

Kryeministri i Hungarisë, Peter Magyar, njoftoi se vendi ka zhbllokuar miliarda euro nga fondet e Bashkimit Evropian, duke shënuar edhe zyrtarisht normalizimin e marrëdhënieve mes Budapestit dhe Brukselit.

Sipas Magyarit, qeveria e tij përmbushi një nga premtimet më të rëndësishme vetëm në muajt e parë të mandatit. Ai bëri të ditur se Plani Hungarez për Rimëkëmbje dhe Rezistencë mori miratimin unanim të ministrave të Financave të BE-së, duke hequr pengesën e fundit për lirimin e deri në 10 miliardë eurove nga fondet evropiane.

Magyar akuzoi partinë Fidesz të ish-kryeministrit, Viktor Orban se kishte tentuar të pengonte këtë proces. Ai tha se, pavarësisht përpjekjeve për bllokim, qeveria e tij punoi pa ndërprerje për tre muaj dhe arriti rezultatin e dëshiruar.

Sipas tij, fondet do të investohen drejtpërdrejt në infrastrukturën e transportit, sigurinë energjetike, sistemin shëndetësor, menaxhimin e ujërave dhe mbështetjen e bizneseve lokale.

“Miliardat nga fondet e BE-së më në fund po vijnë aty ku u takojnë – te populli hungarez”, deklaroi Magyar.

Ndryshimi i planit të rimëkëmbjes ishte i domosdoshëm për shkak të afateve të shkurtra të Bashkimit Evropian. Hungaria duhej të përmbushte 27 objektiva kyçe, që lidhen kryesisht me transparencën, luftën kundër korrupsionit dhe sundimin e ligjit, deri më 31 gusht, ndërsa kërkesat për pagesë duhet të dorëzohen deri më 30 shtator.

Megjithëse qeveria e re i përmbushi këto kushte përmes një pakete të gjerë ligjore të miratuar më 23 qershor, Hungaria nuk kishte përfituar më parë nga fondet e rimëkëmbjes, përveç një parapagese prej 940 milionë eurosh në kuadër të programit RePowerEU. Kjo ndodhi pasi qeveria e mëparshme e Viktor Orbanit nuk kishte përmbushur kushtet e vendosura nga Komisioni Evropian. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.