KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Filmi i animuar “Uta në Sharr” shfaqet në Prishtinë dhe Prizren

Filmi i animuar “Uta në Sharr” shfaqet në Prishtinë dhe Prizren

Filmi i shkurtër i animuar “Uta në Sharr”, një udhëtim që lindi nga libri me të njëjtin titull, do të shfaqet më 22 shtator në Kino ARMATA në Prishtinë dhe më 23 shtator në Dokukino në Prizren.

Shfaqjet do të mbahen në tri termine, në orën 17:30, 18:00 dhe 18:30.

Fëmijët e shkollave, kopshteve dhe institucioneve të tjera në Komunën e Prizrenit janë të ftuar që ta ndjekin shfaqjen e filmit në qytetin e tyre.

Hyrja në shfaqje është falas, ndërsa për shkak të kërkesës së madhe, pjesëmarrësit duhet të bëjnë rezervimin e biletës.

Filmi i animuar sjell në ekran bukuritë natyrore të Kosovës dhe e përdor natyrën si platformë për bashkimin dhe mirëkuptimin mes komuniteteve.

Të gjithë fëmijët janë të ftuar të udhëtojnë së bashku me personazhet Uta dhe Deltari në malet e Sharrit dhe ta zbulojnë këtë botë, pavarësisht nga komuniteti prej të cilit vijnë.

Filmi ka kohëzgjatje prej 10 minutash.

Fëmijët, mësuesit, mediat dhe të gjithë të interesuarit janë të ftuar t’i bashkohen shfaqjes dhe ta përjetojnë udhëtimin e Utës dhe Deltarit nëpër malet e Sharrit.

Terminet e shfaqjes

Prishtinë – 22 shtator
Kino ARMATA

Prizren – 23 shtator
Dokukino

Ora: 17:30, 18:00 dhe 18:30
Hyrja: Falas
Rezervimi i biletave: e.tiks.app/u/utanesharr

“Uta në Sharr” është pjesë e projektit “Uta në Sharr – Edukim Gjithëpërfshirës dhe Ndërgjegjësim Mjedisor përmes Tregimit të Historive, Animacionit dhe Mësimit në Natyrë”.

Projekti financohet nga Sida (Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Zhvillimor Ndërkombëtar) përmes Ambasadës së Suedisë në Prishtinë dhe zbatohet në partneritet me Save the Children Kosova/o.

Projekti po realizohet në 12 komuna: Pejë, Prizren, Gjilan, Obiliq, Prishtinë, Mitrovicë e Veriut, Ferizaj, Gjakovë, Dragash, Mitrovicë e Jugut, Deçan dhe Mamushë.

Synimi i projektit është promovimi i edukimit gjithëpërfshirës, ndërgjegjësimit mjedisor dhe tregimit të historive për fëmijët dhe të rinjtë nga komunitete të ndryshme. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.