KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Eva Longoria tërheq vëmendjen në Kanë me paraqitjen elegante në tapetin e kuq

Eva Longoria tërheq vëmendjen në Kanë me paraqitjen elegante në tapetin e kuq

Eva Longoria tërhoqi vëmendjen në tapetin e kuq të galasë “Lights On Women’s Worth” gjatë Festivalit të Filmit në Kanë, ku u shfaq me një fustan të artë plot shkëlqim dhe me dekolte të theksuar.

Aktorja 51-vjeçare e serialit “Desperate Housewives” u duk elegante dhe glamuroze, teksa kompletoi paraqitjen me vathë diamanti, taka të larta dhe grim të kuruar.

Flokët ngjyrë karamel i kishte stiluar me onde të lehta, duke i dhënë edhe më shumë hijeshi look-ut të saj, shkruan DailyMail.

Përveç paraqitjes në Kanë, Eva ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes edhe për jetën e saj larg SHBA-së.

Ajo jeton mes Spanjës dhe Meksikës, ndërsa më herët ka deklaruar se nuk dëshiron të rikthehet për të jetuar në Los Angeles, duke thënë se “kapitulli amerikan” i jetës së saj ka përfunduar. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.