KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Grave në veri të Afganistanit u ndalohet të përdorin emrat e tyre

Grave në veri të Afganistanit u ndalohet të përdorin emrat e tyre

Në provincën e Balkhut, në veri të Afganistanit, talebanët kanë shpallur një dekret që u ndalon grave afgane të përdorin emrat e tyre.

Kjo ndalesë përfshin edhe dokumentet zyrtare, si dhe dokumentacionin për marrjen e shërbimeve spitalore.

Ndërkaq, grave në Afganistan, nga tani e tutje, do t'u drejtohen me emërtimin “Bibi”, që do të thotë gjyshe ose grua e moshuar, por që, sipas raportimeve, lidhet edhe me emërtimin e një kafshe, dhisë. Raporton CNEWS, transmeton Klan Kosova.

“Kur një regjim ia zëvendëson emrin një gruaje me emrin e një kafshe, ai ia zhvesh njerëzoren dhe e redukton atë në një qenie të thjeshtë biologjike ose në një pronësi që i përket burrit”, denoncon Lalah Osmany, aktiviste afgane me bazë në Gjermani. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.