Drenica ka shënuar fitore me rezultat 3-2 në udhëtim ndaj Prishtinës së Re në kuadër të javës së 30-të në elitën e futbollit kosovar.
Ndeshja nisi me një ritëm të ngadaltë, me të dyja skuadrat që po prisnin ndonjë gabim eventual të njëra-tjetrës për të sulmuar.
Me kalimin e minutave, vendasit ia dolën ta shtrijnë kontrollin e lojës dhe kjo eventualisht iu shpërblye atyre me golin e fitores.
Në minutat shtesë të pjesës së parë, Ibrahim Kargbo realizoi për rezultatin 1-0, që në fund doli të ishte edhe epilogu përfundimtar i takimit.
Në pjesën e dytë mysafirët u vunë në kërkim të golit të barazimit dhe atë më në fund e gjetën në minutën e 79-të
Ishte Kreshnik Uka ai i cili realizoi për rezultatin 1-1 duke vënë baraspeshën. Sidoqoftë, ky gol nuk i mjaftoi mysafirëve.
Ata ia dolën të shënojnë edhe një herë tjetër, kësaj radhe në minutën e 90-të me anë të Jeton Krasniqit, për të kompletuar përmbysjen e madhe për 2-1.
Drenica ia doli të shënojë edhe golin e tretë për 3-1 në minutën e dhjetë shtesë të takimit, teksa menjëherë në aksionin vijues Prishtina e Re realizoi për të ngushtuar shifrat në 3-2, por pa arritur ta evitojë humbjen.
Me këtë fitore Drenica shkon në kuotën e 38 pikëve dhe gjendet aktualisht në pozitën e shtatë në tabelë, duke bërë një hap të madh në luftën për mbijetesë./Telegrafi/