KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Mos prit të shfaqen shenjat” – klubi i Gjilanit me mesazhe sensibilizuese për Tetorin Rozë

“Mos prit të shfaqen shenjat” – klubi i Gjilanit me mesazhe sensibilizuese për Tetorin Rozë

Klubi i futbollit Gjilani i është bashkuar fushatës sensibilizuese për muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Tetorit Rozë, duke përcjellë një mesazh të rëndësishëm për kujdesin ndaj shëndetit dhe rëndësinë e kontrolleve të rregullta.

Përmes një videoje të publikuar në faqen zyrtare në Facebook, klubi gjilanas ka bërë thirrje që kontrollet të mos shtyhen dhe që kujdesi për shëndetin të jetë prioritet.

Në këtë fushatë janë përfshirë futbollistë të Gjilanit, por edhe figura të tjera nga jeta publike, të cilët kanë përcjellë mesazhe vetëdijësuese përmes disa thirrjeve të drejtpërdrejta.

“Mos prit të shfaqen shenjat, kontrollohu me kohë”, ishte mesazhi i kapitenit Armend Thaqi.

Ndërsa futbollisti Ardian Limani theksoi rëndësinë e kujdesit për veten dhe familjen: “Për veten, për fëmijët, për familjen. Mos e shtyj kontrollin”.

Një mesazh tjetër e përcolli edhe Hamdi Namani, duke nënvizuar se heshtja nuk është zgjidhje: “Fol, pyet, kontrollohu. Heshtja nuk është mbrojtja”.

Përmes kësaj nisme, Gjilani ka shfrytëzuar platformën e tij sportive për të kontribuar në ndërgjegjësimin e qytetarëve, duke rikujtuar rëndësinë e kontrolleve me kohë dhe të kujdesit të vazhdueshëm për shëndetin./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.