KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Doja Cat tërhoqi gjithë vëmendjen në Manchester me paraqitjen e saj provokuese, vetëm pak orë para koncertit

Doja Cat tërhoqi gjithë vëmendjen në Manchester me paraqitjen e saj provokuese, vetëm pak orë para koncertit

Doja Cat ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit në Manchester, vetëm një ditë para koncertit që do të mbajë në qytet si pjesë e turneut të saj botëror “Tour Ma Vie”.

Këngëtarja amerikane u fotografua gjatë një daljeje për shopping, e veshur me një bluzë rozë me prerje të guximshme dhe pantallona me print leopardi, duke krijuar menjëherë reagime në rrjetet sociale për stilin e saj të veçantë.

Pamjen e kompletoi me taka rozë dhe aksesorë të pazakontë, ndërsa lëvizte e qetë nëpër rrugët e Manchesterit para performancës së shumëpritur, shkruan DailyMail.

Së fundmi, artistja ka folur hapur edhe për sfidat me shëndetin mendor, duke treguar se diagnoza e çrregullimit të personalitetit kufitar ka ndikuar në marrëdhëniet dhe jetën e saj personale.

Në një intervistë për “ELLE UK”, ajo pranoi se shpesh krijon “mure” emocionale për t’u dukur më e fortë sesa ndihet në të vërtetë.

Pas ndalesës në Mbretërinë e Bashkuar, Doja Cat do të vazhdojë turneun në Evropë dhe SHBA, me koncertin final që pritet të mbahet në “Madison Square Garden” në nëntor. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.