KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Djali i Thaçit dhe Veselit i bashkohen protestës: Populli është me UÇK-në

Djali i Thaçit dhe Veselit i bashkohen protestës: Populli është me UÇK-në

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka falënderuar sërish popullin shqiptar për mbështetjen ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke thënë se UÇK-ja është e pastër.

Ai gjatë protestës që po mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë ka falënderuar edhe mediat për bashkëpunimin dhe punën e tyre gjatë raportimit për zhvillimet e fundit.

“Dua t’i falënderoj të gjithë popullin shqiptar për mbështetje, jemi falënderues shumë. Populli është me UÇK-në, ushtria është e pastër”, deklaroi Thaçi.

Në protestë po merr pjesë edhe Klestor Veseli, djali i ish-kryetarit të Kuvendit dhe ish-udhëheqësit të UÇK-së, Kadri Veseli.

Ai tha se pajtohet me deklaratën e Endrit Thaçit dhe u bëri thirrje gazetarëve që të dëgjojnë qytetarët e mbledhur në protestë.

“Nuk kam asgjë me shtu prej asaj që e tha Endriti. Ju ftoj t’i drejtoni mikrofonat, dëgjojeni popullin çka thotë”, tha Veseli para gazetarëve./Tv Dukagjini/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.