KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Djali i Kadri Veselit hyn në objektin e Gjykatës Speciale në Hagë

Djali i Kadri Veselit hyn në objektin e Gjykatës Speciale në Hagë

Klestori Veseli, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit ka hyrë në objektin e Gjykatës Speciale në Hagë, ku sot pritet të shpallet aktgjykimi ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Në mesin e familjarëve që kanë mbërritur në Hagë për të ndjekur seancën janë edhe të afërm të ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa interesimi për shpalljen e aktgjykimit është i madh.

Në këtë proces gjyqësor, aktgjykimi pritet të shpallet ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Pranë objektit të Gjykatës Speciale janë parë familjarë, qytetarë dhe përfaqësues të shumtë të mediave, të cilët po përcjellin nga afër zhvillimet në Hagë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.