KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Dita e ndeshjeve në Superligë: Derbi luhet në Gjilan, pesë skuadra në luftë për t’i ikur barazhit

Dita e ndeshjeve në Superligë: Derbi luhet në Gjilan, pesë skuadra në luftë për t’i ikur barazhit

Albi Mall Superliga e Kosovës ka ardhur në fund dhe sot (e diel) do të zhvillohet xhiro e 35-të apo e parafundit në elitën e futbollit kosovar.

Kampioni është vendosur,edhe dy skuadrat që do të bien nga Superligë dhe dy të tjera që shkojnë në Evropë.

Por lufta më e madhe këto dy xhiro është për t’i ikur barazhit, ku skuadrat si Prishtina,Gjilani, Dukagjini, Drenica dhe Llapi po tentojnë t’i shmangen pozitës së tetë.

Të gjitha ndeshjet e xhiros së 35-të zhvillohen të dielën, teksa në Gjilan luhet derbi i qytetit Drita – Gjilani, ku kampionët e rinj të Kosovës do të marrin edhe trofeun.

Sfidë interesante zhvillohet edhe në Suharekë, me Ballkanin që pret Prishtinën, derisa Dukagjini luan në udhëtim te Prishtina e Re.

Llapi në ‘Zahir Pajaziti’ pret Malishevën,ndërsa Drenica takohet me Ferizajn.

Të gjitha duelet e xhiros së 35-të zhvillohen të dielën me fillim nga ora 16:00. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.