KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Digjet gjatë natës makina “Range Rover” në Pogradec

Digjet gjatë natës makina “Range Rover” në Pogradec

Përfshihet nga flakët në orët e para të mëngjesit një mjet tip “Range Rover”, në Pogradec.

Mësohet se ngjarja është regjistruar në lagjen nr 1, në afërsi të Capri Center, ku mjeti tip Range Rover është djegur thuajse plotësisht. Sipas burimeve, mësohet se mjeti është në pronësi të E.M, i njohur për policinë e Pogradecit.

Ky i fundit ka preçedent të mëparshëm penalë për vepra të ndryshme ndërsa kujtojmë se ditën e zgjedhjeve ka qenë një prej të arrestuarve që u përfshi në një konflikt fizik me një nga komisionerët.

Nga ana e grupit hetimor po bëhet kqyrja e vendit të ngjarjes si edhe janë marrë kamerat e sigurisë të zonës për të zbardhur ngjarjen pasi ka dyshime që zjarrvënia mund të jetë e qëllimshme. Megjithatë shkaku i zjarrit nuk konfirmohet ende zyrtarisht. /Tch/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.