Video-loja e njohur “Detroit: Become Human” ka tejkaluar 15 milionë kopje të shitura që nga prezantimi i saj, njoftuan nga studioja Quantic Dream.
Shifra e vërtetë e lojtarëve është edhe më e lartë, duke marrë parasysh që video-loja ka qenë pjesë e PlayStation Plus dhe katalogut PS Plus Extra.
Në tre vitet e fundit janë shitur rreth 7 milionë kopje të reja, që tregon se loja vazhdon të ketë interes të lartë edhe tetë vjet pas daljes së saj.
– YouTube www.youtube.com
Një nga arsyet kryesore për këto shitje të qëndrueshme është politika agresive e çmimeve, ku video-loja shpesh ofrohet me zbritje deri në 90 për qind.
Tema e video-lojës, e fokusuar te inteligjenca artificiale dhe bashkëjetesa me njerëzit, vazhdon të jetë tejet aktuale dhe tërheq diskutime.
Video-loja ndjek historitë e tre androidëve – Markus, Connor dhe Kara – dhe zhvillimi i tyre varet nga vendimet që merr lojtari gjatë video-lojës.
Suksesi i “Detroit: Become Human” tregon se edhe lojërat pa përditësime të reja mund të ruajnë publik të gjerë dhe të jenë fitimprurëse për një periudhë të gjatë. /Telegrafi/