KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Deri më tani janë regjistruar 65 raste me ethet e Nilit Perëndimor, shumica e tyre nga Shkupi

Deri më tani janë regjistruar 65 raste me ethet e Nilit Perëndimor, shumica e tyre nga Shkupi

Deri më 15 shtator, në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 65 raste të etheve të Nilit Perëndimor, nga të cilat 60 konsiderohen të konfirmuara dhe pesë janë të mundshme, sipas raportit të fundit për këtë sëmundje të publikuar nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP), raporton “Meta”.

Sipas vendbanimit të të infektuarve, 60 raste janë nga Shkupi, dy raste nga Velesi dhe nga një rast nga Kumanova, Sveti Nikolla dhe Kavadari.

Janë regjistruar 64 raste autoktone dhe një rast me histori udhëtimi në Greqi, por periudha e inkubacionit përfshin edhe qëndrimin në Maqedoni.

“Nga rastet e regjistruara, 51 ose 78.5% janë meshkuj, dhe 14 ose 21.5% janë femra”, thuhet në raport./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.