KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Konjufca pret përfaqësuesit e Lidhjes së Infermierëve Shqiptarë në Zvicër

Konjufca pret përfaqësuesit e Lidhjes së Infermierëve Shqiptarë në Zvicër

Përfaqësuesit e Lidhjes së Infermierëve Shqiptarë në Zvicër (LISZ) kanë zhvilluar një takim me Glauk Konjufcën, me të cilin kanë shkëmbyer ide dhe kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit me Kosovën.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Lidhja e Infermierëve Shqiptarë në Zvicër, përmes një postimi në Facebook.

Në njoftimin e publikuar, përfaqësuesit e LISZ-së kanë bërë të ditur se gjatë takimit kanë shprehur dëshirën për të ndërtuar ura bashkëpunimi me Kosovën.

Sipas tyre, Konjufca e ka vlerësuar iniciativën dhe angazhimin e tyre, si dhe dashurinë për Kosovën dhe profesionin e infermierisë.

“Z. Konjufca vlerësoi iniciativën dhe angazhimin tonë, si dhe dashurinë për Kosovën dhe profesionin e infermierisë. Biseda na frymëzoi me ide të reja për zhvillimin e mëtejshëm të misionit tonë.”, thuhet në postimin e Lidhjes së Infermierëve Shqiptarë në Zvicër.

Në fund të njoftimit, përfaqësuesit e kësaj lidhjeje kanë falënderuar për mikpritjen, vlerësimin dhe bashkëbisedimin e hapur.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.