Milani po përgatit një lëvizje për sulmuesin e Club Brugge, Nicolo Tresoldi, të cilin e sheh si një përforcim të rëndësishëm për repartin ofensiv.
Sipas “Corriere dello Sport”, lojtari pëlqehet shumë nga Jerry Cardinale dhe drejtuesit e ardhshëm të klubit. Megjithatë, Club Brugge kërkon të paktën 40 milionë euro për ta lënë të lirë.
Interesant është fakti se Tresoldi është tifoz i Milanit që nga fëmijëria, ndërsa kuqezinjtë mund të përpiqen ta transferojnë që në afatin kalimtar të janarit.
/GazetaBlic Sport/
Burimi: gazetablic.com ↗

