Ish-presidentja e Republikës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se sivjet, në COP31 në Turqi, falë mbështetjes së aleatit tonë të palëkundur, Kosova është sërish e pranishme në këtë forum të rëndësishëm të OKB-së, ku liderët botërorë diskutojnë dhe marrin vendime për përballimin e ndryshimeve klimatike.
Para tri vitesh, për herë të parë siguruam ftesë në nivel të Kreut të Shtetit për pjesëmarrjen e Kosovës në COP, në Emirate.
Mirënjohëse për mundësinë që në panelin “She Leads: Ëomen Reëriting the Climate Economy” të theksoj rolin e pazëvendësueshëm të grave në ndërtimin e politikave dhe shoqërive më të drejta, më të barabarta, më të gjelbra e më të shëndetshme.
Burimi: indeksonline.net ↗

