KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Cana: Ndërron jetë edhe një person me Ethet e Nilit Perëndimor, gjithsej nëntë viktima

Cana: Ndërron jetë edhe një person me Ethet e Nilit Perëndimor, gjithsej nëntë viktima

Një 66-vjeçar nga Kumanova, i cili kishte edhe sëmundje shoqëruese, është viktima e fundit nga ethet e Nilit Perëndimor në vend.

Drejtori i Klinikës Infektive në Shkup, Fadil Cana, tha se pacienti ishte i shtruar për 28 ditë dhe kishte pasqyrë të rënduar klinike.

Deri më tani, në Klinikën Infektive janë hospitalizuar 66 pacientë me këtë virus, ndërsa aktualisht 11 persona po trajtohen, një prej tyre në gjendje më të rëndë.

Ky është rasti i nëntë fatal nga ethet e Nilit Perëndimor në vend.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.